Vëllezërit Hasani kanë nisur veprimtarinë e tyre tregtare qysh në fillimin e viteve të 80-ta kryesisht duke ofruar mallëra te ndryshme ushqimore në Istog, disa qytete përreth Istogut dhe në veriun e Malit të Zi, e pastaj edhe duke hapur një dyqan të vogel tregtarë ne Istog i cili u zgjerua vazhdimisht deri me mbylljen në vitin 1998 per arsye të luftës së fundit në Kosovë. Në fillimin e viteve të 90-ta ata zgjëruan veprimtarinë e tyre edhe në Ulqin me disa dyqane ushqimore ku shiteshin mallra me shumicë dhe pakicë. Pas përfundimit të luftës ata u kthyen në Istog ku rifilluan punën e tyre vetëm me depon e mallrave me shumicë. Ne vitin 2007 krahas depos me shumicë ata bënë hapjen e qendrës më të madhe tregtare në Istog me mallra ushqimore dhe veshëmbathje. Së fundi pas kërkesave të shumta të konsumatorëve dhe nevojës për më shumë hapësire për shitje, në tetor të vitit të kaluar (2012) është bërë hapja e “Banana Center” ku ofrohen një shumëllojshmëri mallrash dhe shërbimesh në një hapësirë prej afro 4000m2. Duke pasur gjithnjë për qëllim ofrimin e mallrave sa më cilësore dhe shërbimeve sa më korrekte ndaj konsumatorëve, ne në të ardhmen synojmë zgjerimin e veprimtarisë tone edhe në fusha të tjera.

Ne falenderojmë të gjithë konsumatorët për besimin dhe bashkpunimin e vazhdueshëm me të cilët na kanë shpërblyer punën e palodhshme dhe mundin e madh që ëshë bërë gjatë këtyre viteve për të arritur suksesin e deritanishëm.